Tre slloven blejnë një vajzë nga Maqedonia dhe e mbajnë të izoluar në Maribor

Për 6 mijë euro, tre shtetas të Sllovenisë, vitin e kaluar kanë blerë një vajzë të mitur nga Maqedonia dhe e kanë dërguar në Maribor, transmeton “24 vesti”, duke iu referuar mediave sllovene që e kanë trajtuar rastin.

Në MPB të Maqedonisë e kanë konfirmuar rastin, por nuk kanë zbuluar informacione për moshën e vajzës dhe ku është blerë.

Sipas mediave sllovene, ajo është mbajtur e mbyllur për një vit në shtëpinë familjare të sllovenit 25 vjeçar, ku është mall tretuar fizikisht dhe psiqikisht.

Në janar të këtij viti, vajza ka mundur të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në policinë e Mariborit, prej ku është dërguar në qendrën për përkujdesje në Lubjanë.

Tre sllovenët që kanë blerë vajzën janë burgosur gjatë muajit shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button