“Apriliarda 2014” nën moton “Shkupi qesh”

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup sot tradicionalisht do të mbahet manifestimi “Apriliada 2014” në të cilën do të marrin pjesë  të gjitha shkollat, kopshtet, fëmijë dhe qytetarë të Shkupit.

Organizatorët e manifestimit, i cili këtë vit do të mbahet nën moton “Shkupi qesh”, është Qendra kulturore për fëmijë  Karposh dhe e qytetit të Shkupit.

Në shesh do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komunës të qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Në pjesën ditore të argëtimit me maska  do të parakalojnë  shumë gaztorë (klouna), do të ketë tullumbaca, lojëra, këngë, argëtim me seksionin folklorik të QKF-së “Karposh”, fëmijët nga Bilbili i artë dhe grupe të valltarëve nga shkollat fillore të Shkupit dhe të rrethinës.

Udhëheqësit e shfaqjes do të jenë Marija Petrovska dhe Antonio Dimitrievski, ndërsa për në fund performancë do të ketë edhe Dixhej Babura.

Lajme të ngjashme

Back to top button