Ali Ahmeti u takua me ambasadorin e ri Evropian, Samuel Zhbogar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim të parë zyrtar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.”Ahmeti i uroi mirëseardhje Zhbogarit, duke theksuar që bashkëpunimi i ngushtë i BDI-së me BE-në do të vijoj me intensitetin e njejtë në mënyrë që të lehtësohet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. Zhbogar shprehu bindjen që bashkëpunimi i afërt i Ahmetit me përfaqësuesit e BE-së do të vijon dhe shprehu interesim për zbatimin e marrëveshjes drejt zgjedhjeve të 11 dhjetorit, si dhe rreth pritjeve të shqiptarëve të Maqedonisë. Lideri i BDI-së Ahmeti ka theksuar pritjet që liderët të respektojnë marrëveshjen e arritur dhe që do të angazhohen për përfundim të krizës dhe rikthim të agjendës integruese, ndëretnike dhe zhvillimore. Komuniteti shqiptar pret integrim të vendit në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës. Bashkëbiseduesit u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e afërt në rrugën e integrimit të vendit në BE”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button