Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë stabil, i thatë dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare kryesisht nga drejtimi velirindor, përgjatë Vardarit përkohësisht do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 26 deri 33 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 14 gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri 31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të arrijë 7.

Gjatë uikendit dhe të hënën do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale deri mesatare. Nga dita e martë rajoni ynë do të jetë nën ndikim të valës së ngrohtë të Mesdheut, nga e cila pritet të bien sasi të mëdha të reshjeve të shiut dhe rënie e dukshme e temperaturës së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button