Kandidatët për president vazhdojnë fushatën

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë sot e vazhdojnë fushatën parazgjedhore me tubime dhe takime me qytetarët në disa qytete dhe vendbanime.

Kandidati i PDSH-së për president, Iljaz Halimi do të mbajë tubim në fshatin Reçan, ndërsa paraprakisht takime me qytetarë do të ketë në Debresht, Zdunje, Raven dhe Vrutok.

Gjorge Ivanov, kandidati për president i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajë tubim në Vinicë dhe në Radovish, si dhe tubime më të vogla në Çeshinovë-Obleshevë, Zërnovc dhe Karbincë.

LSDM, me kandidatin Stevo Pendarovski do të mbajë tubim në Dellçevë dhe takime me qytetarë në Makedonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.

Koalicioni GROM, me kandidatin e tij Zoran Popovski do të mbajë tubim në Kisella Vodë dhe takime me qytetarët në Petrovec, Ilinden, Zelenikovë, Sopishtë dhe Kolipan.

Lajme të ngjashme

Back to top button