Bukoviçi ende pa ujë, banorët sërish në protestë (Foto)

Qindra banorë të fshatit Bukoviç të Komunës së Sarajit pasitden e sotme kanë protestuar për problemin me ujin e pijshëm.

Edhe pse obligimi ligjor për furnizim me ujë i takon Komunës së Sarajit, ata shprehen të revoltuar me mos përfilljen e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve kompetente.

Banorët e kësaj ane në shenjë revolte sot bllokuan për të dytën herë urrën që gjendet në hyrje të Sarajit dhe kanë paralajmëruar se në qoftë se nuk gjendet një zgjidhje në lidhje me problemin e ujit, ata do ti radikalizojnë protestat, njofton Portalb.

Protesta për ujë të pijshëm në Komunën e Sarajit
Protesta për ujë të pijshëm në Komunën e Sarajit
Kryetari i Këshillit të protestave Mevlan Lutfiu tha që kërkesa e tyre është nevojë decide, uji i pijshëm dhe gjithashtu demantoi atë që para kësaj proteste e tha kryetari i Komunës së Sarajit, që banorët nuk i kanë paguar faturat.

“Kërkesa jonë është shumë decide, kërkojmë ujë të pijshëm, ujë nga burimi Rashce, projekt që ka filluar para 10 viteve dhe që është obligim ligjor i Komunës se Sarajit. Vlen të përmendi deklaratën e kryetarit të Komunës se Sarajit, se ne nuk kemi paguar fatura, gjegjësisht borxhe. Ne si banorë të fshatit Bukoviq e damantojmë dhe apelojmë kryetarit Bekim Muratit se si mund të paguajmë fatura për shërbim që nuk na është ofruar aspak”, tha kryetari i Këshillit, Mevlan Lutfiu.

Protesta për ujë të pijshëm në Komunën e Sarajit
Protesta për ujë të pijshëm në Komunën e Sarajit

Nënkryetar i bashkësisë lokale të fshatit Llaskarc, Vesel Shabani apeloi deri te Kryetari i Komunës dhe te Qyteti i Shkupit që të rregullohet ky problem i kahmotshëm që kanë për ujë.

“13 vite gënjeshtra, realizime aspak, ujësjellësi që është i vendosur në rrjetin primar dhe 13 vite gënjeshtra dhe nuk na i kanë plotësuar kushtet për vendosje të rrjetit sekondar, na kanë detyruar të dalim sot këtu. Apelojmë deri te komuna, te Qyteti i Shkupit që sa më shpejtë ta rregullojnë problemin e ujit”, tha nënkryetari i bashkësisë lokale të fshatit LLaskarcë, Vesel Shabani.

Mevlan Lutfiu theksoi që, pasi nga protesta e kaluar nuk është ndërmarrë asgjë, atëherë banorët e këtyre vendbanimeve do t’i vazhdojnë protestat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button