Rama në Berlin me kancelaren Merkel

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Sipas axhendës paraprake, mësohet se në mesditë Kryeministri Rama do të pritet nga kancelarja gjermane, me të cilën do të ketë një takim kokë më kokë. Ky takim do të pasohet nga një drekë pune mes dy delegacioneve dhe rreth orës 13:15 parashikohet do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Gjatë qendrimit në Gjemani, Rama do të takohet edhe me kryetarin e Bundestag-ut dhe me kreun e Grupit Parlamentar të Djathtë, CDU. Po ashtu, Rama do të pritet edhe nga Zv/Kancelari, njëherazi Ministër për Çështjet e Ekonomisë dhe Energjisë, zotin Sigmar Gabriel, i cili drejton edhe Socialdemokratët gjermanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button