Irak, mbi 20 të vdekur nga një sulm i ISIS-it

Në një sulm ndaj forcave të sigurisë së Irakut nga organizata terroriste ISIS- DAESH të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Një anëtar i Këshillit të këtij qyteti Mynir Hysejin tha për AA se militantët e DAESH-it kanë sulmuar një qytet në lindje të Tikritit. Sulmi i tyre ka qenë ndaj një pike kontrolli të forcave të sigurisë. Ai ka thënë se mbi 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij sulmi.

Duke theksuar se kontrolli është kryer tashmë nga forcat e sigurisë, Hysejn më pas shtoi se sulmi është kryer nga një grup prej 60 militantësh të DAESH-it.

Policia irakiane njoftoi sot në mëngjes për një sulm në Mitebice ku sipas informacioneve të para u tha se humbën jetën 9 efektivë të policisë dhe mbetën të plagosur 24 të tjerë. ​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button