Federata Gjermane e Futbollit mbështet Ceferin për president të UEFA-s

ederata Gjermane e Futbollit mbështet Aleksandar Ceferin (49), presidentin e Federatës së Futbollit të Sllovenisë për pasardhës të Michel Platinit, gjegjësisht për president të ri të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), raporton Anadolu Agency (AA).

Federata Gjermane e Futbollit njoftoi se e mbështet Ceferin në qëllimin për të përforcuar dialogun me autoritetet e kombëtareve, ligave dhe klubeve dhe në veçanti të ketë kujdes në interesat e tyre, për shkak të premtimit të tij për menaxhim të mirë, transparencë të madhe dhe luftë kundër korrupsionit.

Në garën për kreun e UEFA-s me Michael van Praag, presidentin e Federatës Holandeze të Futbollit dhe Angel Maria Villar, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, e mbështesin edhe federatat e futbollit nga Ballkani si dhe Italia, Franca, Rusia, Turqia, Republika e Irlandës, Hungaria…

Sipas vlerësimeve dhe premtimeve publike, Ceferin ka mbështetjen e rreth 30 federatave kombëtare anëtare të UEFA-s. President i ri do të zgjedhet njëri nga tre kandidatët të cilët në Kongresin e UEFA-s më 14 shtator në Athinë do të fitojë të paktën 28 vota nga gjithsej 58 të krerëve të federatave të organizimit të fuqishëm kontinental.

Platini është suspenduar në katër vjet nga të gjitha aktivitetet në futboll, pasi u shpall fajtor për “pagesën e paligjshme” sepse në vitin 2011 pranoi dy milionë franga zvicerane për konsulencë nga presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter.

Presidenti i ri i UEFA-s do të përfundojë mandatin katër vjeçar të francezit i cili skadon në fillim të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button