Joobjektivitet i “i betonuar” në titull

[Recension: A është duke u bërë PSP-ja pjesë e Sorosit dhe LSDM-së?]

A ka dështuar përpjekja për informim të balancuar për shkak të titullit sugjestiv, jokorrekt dhe me ngjyrim politik? Për artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni, përgjigja është – po!

Ky artikull bazohet në spekulime, gjegjësisht në informata të pakonfirmuara, që, për fat të keq, nuk është praktikë e pazakonshme në gazetari. Nëse hiqet titulli nga e gjithë analiza e objektivitetit dhe respektimit të standardeve të gazetarisë, mund të thuhet se në këtë artikull është bërë përpjekje që të transmetohen të gjitha njohuritë në lidhje me temën, të potencohen dilemat që ekzistojnë dhe të respektohet edhe vazhdimësia në trajtimin e temës – punësimet në PSP.

Është legjitimi që gazetarët t’i drejtohen çdo institucioni shtetëror dhe të kërkojnë informata, në mes tjerash, se a kanë punësuar dikë dhe kë e kanë punësuar, për shkak se ato financohen me para publike, dhe sipas kësaj, janë përgjegjëse para publikut. Mirëpo, përshtypja se bëhet fjalë për material propagandues mediatik është betonuar me “dilemën” padyshim të spinuar politikisht që është dhënë në titull.

Рецензија:Џабе труд кога насловот ја урива објективностаLinku deri te artikulli origjinal: A është duke u bërë PSP-ja pjesë e Sorosit dhe LSDM-së?

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2016, 16:15

Data e recensionit: 1.09.2016

Recensues: Јugosllava Dukovska

“A është duke u bërë PSP-ja pjesë e Sorosit dhe LSDM-së?”, pyet titulli i këtij artikulli dhe me këtë qartazi i vizaton konturat e qasjes me ngjyrim politik dhe të joobjektivitetit me të cilin trajtohet tema. Nga aspekti i vërtetësisë, vetë titulli është i përshtatshëm për analizë – edhe pse ai pyet, teksti nuk jep përgjigje se a është bërë Prokuroria speciale publike ndonjë lloj “pjese” e partisë politike opozitare (konstruksion absurd), e aq më pak se është bërë pjesë e Sorosit (nëse merret parasyhs se “Sorosi” është njeri, pohimi është qesharak, mirëpo zakonisht kjo referencë nënkupton organizata joqeveritare, të cilat janë të financuara me para të milionerit dhe filantropit amerikan, Xhorxh Soros).

TEMË E GABUAR NGA TITULLI

E nëse teksti nuk jep përgjigje në pyetjen, gjegjësisht në dilemën e parashtruar në titull – pse atëherë ka nevojë për titull të atillë? Apo teksti e ka gabuar temën, që është gabim fillestar gjatë shkrimit të teksteve?

Me titullin sugjerohet se janë të arsyeshme dyshimet për ngjyrimin politik të Prokurorisë speciale publike, që është një “tezë-evergrin” e trajtuar shumë herë në mediet me orientim proqeveritar. Edhe ky titull e përsërit të njëjtën, edhe pse askund nuk ka konfirmim zyrtar se a janë bërë me të vërtetë gazetarët me orientim opozitar dhe persiona publikë poashtu me orientim opozitar pjesë e ekipit të PSP-së, që është një manipulim i papranueshëm.

“Меdiet disa ditë shkruajnë për angazhimin e tyre nga ana e prokurorisë, mirëpo nga PSP-ja akoma nuk ka përgjigje për këtë. Atje nuk u përgjigjën se a janë të sakta informatat që u paraqitën në publik se Shaqiri, Janevski dhe Xhambazoski do të jenë në pjesën për marrëdhënie me publikun të prokurorisë. Në pyetjet se për sa kohë janë angazhuar, sa i kushton PSP-së, gjegjësisht qytetarëve angazhimi i tyre, në bazë të cilit kriter janë zgjedhur, akoma ka heshtje nga PSP-ja”.

Në qoftë se motivi për publikimin e spekulimeve për Shaqirin, Xhambazovskin dhe për Janevskin me të vërtetë ka qenë që të informohet publiku, titulli, i nxjerrë nga teksti, i këtillë siç është, do të dukej më ndryshe, për shembull: “PSP-ja hesht për punësimin e Shaqirit, Janevskit, Xhambazovskit” apo “Gazetarë të afërt me opozitën janë punësuar në PSP?”…

NËSE NUK KANË NJOFTUAR DERI TANI, NUK DO TË THOTË SE NUK DO TA BËJNË KËTË EDHE NË TË ARDHMEN

“Informata të pakonfirmuara nga kjo prokurori thonë se Shaqiri dhe Janevski tashmë disa ditë janë paraqitur në PSP. Gjatë periudhës së kaluar këta gazetarë disa herë publikisht dhe në mënyrë të ashpër, bile edhe në tubime publike e kanë kritikuar pushtetin”.

Nuk përjashtohet mundësia që nga PSP-ja dhe nga personat e përmendur të jetë kërkuar, mirëpo të mos jetë marrë përgjigje, prandaj janë publikuar spekulime, ashtu siç nuk përjashtohet mundësia që prokuroria vetë të vlerësojë se kur do t’i tregojë publikut se kë e ka angazhuar në sektorin për marrëdhënie me publikun.

Përfundimi që imponohet këtu është se duhet bërë dallim ndërmjet spekulimeve në funksion të informimit të qytetarëve dhe spekulimeve që kanë prapavijë propaganduese. Në këtë artikull, i kemi të dyjat.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button