NATO: Ministrat e Jashtëm diskutojnë për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s të martën në Bruksel pritet të diskutojnë për situatën në Ukrainë.

Ky është takimi i parë i aleancës veri-atlantike, prej se ushtria e Rusisë e ka okupuar dhe aneksuar rajonin e Krimesë në Ukrainë.

NATO-ja e ka përjashtuar intervenimin ushtarak në Ukrainë, por është e përkushtuar për t’i siguruar vendet anëtare të NATO-s në Evropën Lindore, e veçanërisht shtetet baltike, ku Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanë luftarakë shtesë për të marrë pjesë në patrullimet e rregullta, transmetojnë mediat.

Diplomatët thonë se ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-së, me gjasë, do të debatojnë për një fushë të opsioneve, nga shtimi i ushtrimeve ushtarake dhe dërgimi i më tepër ushtarëve në vendet anëtare nga lindja, e deri te vendosja e përhershme e forcave atje.

Ministrat do ta rishqyrtojnë edhe bashkëpunimin e NATO-s me Rusinë dhe ndihmën eventuale për forcat e Ukrainës, në mënyrë që ato të jenë më efikase.

Lajme të ngjashme

Back to top button