Largimi i Canës, skuadra arabe zbuloi problemin e tij në zemër

Pas lajmit ekskluziv se Lorik Cana i ka dhënë fund karrierës si futbollist, ditën e sotme me një status të gjatë në profilin e tij ka reaguar, ish-kapiteni i kombëtares kuq e zi, raporton Syri.net, transmeton Portalb.

Cana ka mohuar mbylljen e karrierës por ka thënë se i duhet edhe pak kohë për të rimarrë vetën.

“Sapo kam mbushur 33 vjeç, dhe pas 14 viteve futboll të nivelit të lartë, kam nevojë për kohë që të rimarr veten dhe t’i shëroj lëndimet”-shkruan Cana.

Një burim nga FSHF deklaroi ditën e djeshme se gjakovari vuan nga një sëmundje në zemër por edhe ky fakt nuk u pranua nga Cana por la të kuptohej se ai realisht është i sëmurë nga zemra.

“Këtë verë vendosa t’i refuzoj të gjitha propozimet që mu bën, në mënyrë që të jem në gjendje të kthehem i shëndetshëm dhe shpresoj se do të jem i gatshëm për arritje dhe projekte të reja”-pohoi legjenda kuq e zi.

Pas një hulumtimi pse Cana ka ngelur pa skuadër dhe vuan realisht nga një sëmundje në zemër, portali Syri.net siguroi një informacion të rëndësishëm që hedh poshtë çdo sqarim të ish-kapitenit.

Burime nga kombëtarja thanë se Cana ka qenë shumë pranë kalimit tek një skuadër e njohur arabe gjatë merkatos së verës por pas kontrolleve fizike ka rezultuar me problemin në zemër, problem ky që ka detyruar drejtuesit e skuadrës së sheikëve të refuzonin transferimin.

Mjekët pas zbulimit se Cana vuan nga një problem në zemër i kanë pohuar se ai nuk mund të luaj më futboll.

Në dijeni të këtij fakti kanë qenë edhe drejtuesit e skuadrës franceze të Nant’ që nuk i rinovuan kontratën për sezonin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button