Sheqerinska: Qeveria teknike duhet të mundësojë zgjedhje të drejta

­ Qëllimi kryesor i qeverisë teknike që duhet të zgjidhet sot, do të jetë që të mundësojë zëri i qytetarëve, të liruar nga presionet dhe ndikimet, të vendosë ku do të lëvizë Republika e Maqedonisë, deklaroi zëvendëskryetarja e LSDM-­së Radmilla Sheqerinska gjatë vizitës në komunën, Gjorçe Petrov.

Siç premtuam sot, sërish do të zgjidhet qeveri teknike e cila duhet të organizojë zgjedhje të drejta, demokratike dhe kredibile më 11 dhjetor”, tha Sheqerinska. E pyetur për atë se çfarë ingerenca do të ketë ministri teknik i Punëve të Brendshme, duke marrë parasysh se kishte disa ndryshime në MPB, Sheqerinska theksoi se ai, siç tha, do të ketë kapacitet, njohuri dhe mundësi ligjore jo të sigurojë qëllime partiake, por ta sigurojë qëllimin e të gjithë qytetarëve që ata, e jo partitë politike të vendosin.

Në lidhje me atë nëse mendon se kjo qeveri do të funksionojë, Sheqerinska thotë se në LSDM janë të vetëdijshëm që, siç tha, “çfarëdo që të ndodh VMRO-­DPMNE­-ja do të vazhdojë të jetë parti që është e kontrolluar nga një kryesi e vogël, e cila dëshiron të shpëtojë nga krimi që e ka bërë vite më radhë dhe se do pengohen dhe bëhen probleme”.

“Të gatshëm jemi në ato probleme të përgjigjemi me zgjidhje. Koha e tyre përfundoi, qytetarët u liruan. Qëllimi i kësaj qeverie kalimtare do të jetë t’u japë shans qytetarëve ta tregojnë fjalën e tyre. Në shtet demokratik qytetarët e vendosin atë”, theksoi Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button