Qëndrimet e kandidatëve lidhur me çështjet e mëdha politike

Qëndrimet e kandidatëve lidhur me çështjet e mëdha politike disi përshtaten, për disa tema nuk dëshirojnë të diskutojnë, ndërsa për disa të tjera kanë dallime të mëdha.

Lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit ajo që është e përbashkët është se linja e kuqe për të gjithë është mbrojtja e identitetit.

Ivanov e përsëriti qëndrimin kundër ndryshimit të emrit kushtetues dhe identitetit dhe përsëri e theksoi referendumin. Pendarovski thotë se emir mund të zgjidhet në fillim me kohezion të brendshëm dhe e dyta me ndihmën e bashkëpunëtorëve më të mëdhenj botëror. Popovski pajtohet me kthimin e formulës së dyfishtë ndërsa Halimi është kundër ndryshimit të identitetit.
Kandidatët kanë pikëpamje të ndryshme lidhur me euro-integrimet, demokracinë dhe lirinë. 

Presidenti aktual dhe kandidat për mandate të dytë Gjorge Ivanov nuk dëshiron të flasë shumë për demokracinë dhe lirinë e mediave, përveç asaj që thekson se të gjithë jemi të barabartë para ligjit.

„Me respektimin e të drejtës kushtetuese kemi të drejta të garantuara të qytetarëve. Vetëm në një shtet të rregulluar mirë qytetarët e fitojnë të drejtën e lirisë dhe kanë një jetë më kualitative, Gjorge Ivanov VMRO-DPMNE.

Pendarovski dhe Popovski me qëndrim të kundërt.

„Edhe me zgjidhjen e emrit, bisedimet me BE-në, nuk do ta ndajnë partinë nga shteti, nuk do ta departizojë administratën, nuk do ti eliminojë shtypjet politike ndaj gjyqësorit, nuk do ti bëjë mediumet të pavarura. Në rastin tonë e vërteta është e hidhur, nëse nuk është e lirë dhe demokratike, Maqedoninë e presin ditë shumë të vështira”, Stevo Pendarovski LSDM.

„Presim për anëtarësim në BE, për anëtarësim në NATO, ndërsa brenda gjendja nuk është e mirë. Maqedonia ende nuk është shtet demokratik ende njerëzit pëshpëritin nuk mund ta thonë mendimin e tyre”, Zoran Popovski.

Kandidati i PDSH-së Iljaz Halimi thotë se do të jetë president për të gjithë pa dallim etnike duke premtuar se do të luftojë për të drejta të barabarta për të gjithë.

Temat si rritja e ekonomisë, papunësia, euro integrimet, emir dhe demokracia janë tema të përhershme zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button