FSSH: Prej tani në farmacitë do të ketë më shumë ilaçe me recetë

­Për 80 milionë denarë shtesë prej dje janë rritur mjetet e dedikuara për kuota për medikamente me recetë që do të thotë se prej tani në farmacitë do të ketë më shumë medikamente me recetë.

“Me qëllim që të mundësohet barazim në shpërndarjen e këtyre mjeteve, Fondi vendosi të bëjë ndryshime në Rregulloren për kuota me vendosjen e rritjes lineare dhe minimale të kuotës së garantuar. Prej gjithsej 776 farmacitë, që aktualisht kanë marrëveshje aktive, me realizimin e kuotës mbi 90 për qind në periudhën e analizuar, janë 743 farmaci dhe tek ata në pajtim me rregulloren duhet të rritet kuota. Rritja e kuotave ka të bëjë me 724 farmaci që do të marrin rritje shtesë prej 26.000 denarëve në muaj deri në fund të vitit”, informoi Fondi për Sigurim Shëndetësor.

Me këto 80 milionë denarë shtesë, buxheti për medikamentet në recetë prej 2.46 miliardë denarëve të tanishme rritet në 2,55 miliardë denarë. Vitin e kaluar janë harxhuar rreth 21 milionë medikamente me recetë gjë që kanë realizuar një milionë e 300 mijë banorë. Në vitin 2003 buxheti për medikamente me recetë ka qenë një miliard, ndërsa në vitin 2008 është rritur në 1,5 miliardë denarë, ndërsa në vitin 2013 ka qenë 2,1 miliardë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button