Super duelet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshjet e para çerekfinalja të Ligës së Kampionëve fillojnë sonte me dy duele gjigantesh. Machester United pret në shtëpinë e vet kampionin aktual, Bayern Munichun,  përderisa Barcelona do të luftojë kundër liderit të tanishëm të La Ligas, Atletico Madrid.

Ethet e Ligës së Kampionëve do të kthehen përsëri sonte me katër gjigant të futbollit evropian të cilët do të kërkojnë kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Evropës, Bayern Munich, do të jetë mysafirë i Manchester United i cili ka treguar formë totalisht jo stabile në Evropë por edhe në Premier Ligën Angleze.

Bayern Munich nuk ka ndonjë mungesë në “Old Trafford”, por Manchester po pasi që ata do të jenë pa yllin e tyre, Robin van Persie. Bayern vjen në këtë duel me lojtarë të pushueshëm për dallim nga United.

Pep Guardiola pushoi shumicën e lojtarëve edhe pse barazoi 3:3 kundër Hoffenheim javën që lamë pas, pasi që tashmë skuadra e Pep e ka siguruar titullin e kampionit në Budesligë.

Nga ana tjetër, sonte do të kemi edhe një takim tjetër, një derbi spanjoll ku Barcelona e pret befasinë e këtij sezoni në La Liga, Atletico Madrid.

Atletico është e para në La Liga, por marrë parasysh formën e shkëlqyeshme të katër herë fituesit të “Topit të Artë” Leonel Messi, atëherë Barcelona prapë konsiderohet favorit – aq me pak kur blaugranët luajnë në fushën e tyre, në “Camp Nou”, ndërsa te madrilenët tani më është vërtetuar se nuk do të luajë golashënuesi më i mirë i tyre, Diego Costa.

Por, Atletico është e gatshme për luftë deri në fund. Andaj a do të arrijë që kjo skuadër të jetë skudra e parë që do të befasoj për mirë edhe në Evropë. Kjo mbetet të shihet sonte në mbrëmje kur ndeshjet fillojnë në orën 20:45 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button