Rasti “Spiun”, Të pandehurit kërkojnë lirim, nuk duan rigjykim

Është dita e dytë që në Gjykatën e Apelit po bëhet rishikimi i lëndës “Spiun”, ku po flasin të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, raporton Telma, transmeton Portalb.

Të pandehurit në këtë rast kërkojnë lirimin. Njëri prej tyre tha se nuk ka drejtësi, nuk ka paqe dhe se këtu është padrejtësia. Për çka gjykatësi reagoi duke kërkuar që deklaratat politike dhe pamfletat të lihen anash.

Avokatët thonë se nuk ka prova dhe se ato që përmenden në aktgjykim janë të paqarta dhe kontradiktore.

Ndryshe, në shqyrtimin e rastit “Spiun”, 18 persona dënohen me aktgjykime jo në fuqi për spiunim dhe shantazh. Ky është rasti i parë që Prokuroria Speciale e kërkoi dhe e mori. Pritet që dy prokurorët nga kjo prokurori të kërkojnë që gjykimi të shfuqizohet.
LEXO: 04/07/2014 Rasti ‘Spiun’: Prokuroria kërkon të shpallen fajtorë 19 të dyshuarit
LEXO: 14/07/2014 Të akuzuarit në rastin “Spiun”, nuk kanë zbuluar sekrete shtetërore
LEXO: 08/07/2014 Mbrojtja në rastin ‘Spiun’: Prokuroria nuk ka dëshmi të mjaftueshme
LEXO: 11/08/2016 Janeva kërkon lëndë e cila është e lidhur me rastin “Spiuni”
LEXO: 01/09/2016 Në Gjykatën e Apelit, PSP do të deklarohet për rastin “Spiuni”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button