Zhbogar: BE-ja me padurim pret që të tejkalohet kriza politike

BE-ja me padurim pret që të tejkalohet kriza afatgjate politike përmes marrëveshjes së Përzhinës të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe të pranuar nga partitë kryesore politike, me drejtime të qarta në këtë drejtim për përgjegjësi dhe vendosje në vend të parë të interesave të vendit. Këto drejtime janë kyçe vetëm për implementimin e kësaj marrëveshje, por edhe për implementimin e reformave të domosdoshme për një të ardhme më të mirë të qyetarëve tanë.

Këtë sot e theksoi euroambasadori i sapoemëruar Samuel Zhbogar, i cili ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Ai potencoi se funksioni, në të cilin vjen njëkohësisht është privilegj, por edhe sfidë.

Presidenti Ivanov shprehu bindje se gjatë mandadit të tij, në mënyrë shtesë do të përforcohen dhe zhvillohen marrëdhëniet e ndërsjella dhe do të thellohet bashkëpunimi i aktiv në të gjitha sferat.

Duke theksuar se anëtarësimi në BE për Republikën e Maqedonisë është qëlllimi më i lartë strategjik, Ivanovi shfaqi shpresë për zhbllokim më të shpejtë të proceseve eurointegruese. Çdo prolongim i mëtutjeshëm i këtij procesi, theksoi do të ndikojë seriozisht në tempin e reformave, në nivelin e kulturës politike në vend dhe në kulturën e dialogut dhe kompromiseve.

“Nuk bëhet fjalë për alibi me të cilën do të arsyetoheshin disa situata të brendshme, përkundrazi, bëhet fjalë për fakt real me implikime reale. Shtyrja e vazhdueshme e fillimit të negociatave inkuadruese u tregua si kundërproduktive. Në kohë të sfidave serioze si për Evropën, ashtu edhe për rajonin tonë dhe për Republikën e Maqedonisë, është koha e fundit për ndryshimin e qasjes, edhe ne jemi të gatshëm ta marrim pjesën tonë nga detyra për ardhmërinë e BE-së” i porositi presidenti Ivanov në euroambasadorit të ri Zhbogar.

Ivanov mes tjerash tha se beson që Unioni do ta rregullojë qasjen e gabuar të deritanishme drejt Maqedonisë.

“Në të kundërtën, nëse Maqedonia edhe pas zgjedhjeve të ardhshme nuk merr datë dhe nuk i fillon negociatat inkuadruese, është çështje kohe kur do të ballafaqohemi me krizë të ardhshme politike” theksoi presidenti Ivanov dhe shtoi se në rast të tillë ekziston rrezik nga ulja e besimit dhe mbështetjes nga qytetarët, të cilët anëtarësimin në BE e shohin si faktor për ardhmëri më të mirë.

Sipas Ivanovit, bllokimi i integrimit euroatlantik të Maqedonisë është shembull për atë si nuk duhet të ndërtohet siguria në rajon. Ai shfaqi shpresë se BE-ja dhe vendet anëtare do të tregojnë mirëkuptim më të madh për sfidat gjeopolitike, duke zbatuar të drejtën ndërkombëtare përmes respektimit të aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

“Republika e Maqedonisë me përgjegjësi dhe me forcat e veta iu përgjigj sfidave nga kriza e regugjatëve dhe migrantëve. Disa herë kam theksuar dhe përsëri do ta them se nuk jam i kënaqur nga marrëdhënia e BE-së ndaj RM-së në pikëpamje të ballafaqimit me sfidat që dalin nga kriza aktuale me refugjatët”, tha Ivanov gjatë dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e ambasadorit evropian të sapoemëruar Zhbogar. Shtoi mes tjerash se RM-ja ka kërkesa të arsyeshme, lidhur me aspektin e sigurisë së krizës së refugjatëve, të cilë një kohë të gjatë ishin të injoruara. Shpresoj, tha ai, se kjo nuk do të jetë praktikë, por përjashtim.

“Nga ana tjetër janë falënderues për ndihmën e tërësishme që RM-ja dhe qytetarët e saj kanë marrë në shumë sfera. Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e proceseve të domosdoshme reformuese dhe presim që BE-ja, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe me hapa konkrete t’i inkurajoj orvatjet e vendit tonë në rrugën drejt integrimit të saj të plotë”, porositi Ivanov.

Autoambasadori Zhbogar theksoi se duhet të jemi të përkushtuar në vlerat e BE-së, në demokraci, dialog, qeverisje të të drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“Vendet anëtare të BE-së edhe në mënyrë solidare janë të lidhura me vendet – partnere, që tregum në disa katastrofa civile edhe gjatë kohës së krizës migruese”, tha mes tjerash Zhbogar, duke shtuar se RM-ja nuk është e vetme në rrugën e përmbushjes  së reformave, ndërsa suksesi në këtë proces, tha ai, do të mundësojë që RM-ja ta marrë vendin mes miqve të vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button