LSDM: Zaev nuk jep dorëheqje, ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë

“Vetëm dëshirë e shkretë e Nikolla Gruevskit, mund të jetë dorëheqja e Zoran Zaevit”, me këto fjalë LSDM-ja opozitare, i demanton informacionet e publikuara në disa media të caktuara, në lidhje me atë se Zaev do të jep dorëheqje prej postit të kryetarit të LSDM-së, njofton Portalb.

“Zaev do të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë. Bordi Qendror i LSDM-së, në mbledhjen e djeshme solli vendim për Kongres Tematik në fund të shtatorit, për hapjen e hapësirës për front t ë gjerë kundër regjimit të Gruevskit dhe përparim të prioriteteve të pushtetit të ardhshëm demokratik në Maqedoni, për çfarë partia dje njoftoi nëpërmjet kumtesës”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button