Bashkëshortin e Gordana Jankullovskës, Qeveria e emëron kryetar të Këshillit Inspektues

Vllatko Ilievski – bashkëshorti i ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, menjëherë pas zgjedhjes së Oliber Andonovit për ministër njëditor të Punëve të Brendshme, është zgjedhur kryerës detyre si kryetar i Këshillit Inspektues, transmeton Portalb.

Vendimin e ka sjell Qeveria në seancën e djeshme, ndërkaq sot është botuar në Gazetën Zyrtare.

Përndryshe, bashkëshorti i Jankullovskës, më parë ka qenë këshilltar i kabinetit të kryeministrit të atëhershëm, Nikolla Gruevski, ndërkaq në vitin 2013 është bërë edhe anëtar i pavarur i bordit të drejtorëve të Berzës së Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button