Ja dhe kryeministri i ri i Francës, Vals

Një ditë pasi Partia Socialiste shpalli humbjen në zgjedhjet lokale, dhe qeveria dha dorëheqje presidenti francez Fransua Holande ka emëruar zyrtarisht si kryeministër, ish-ministrin e Brendshëm, Manuel Vals.

51-vjeçari Vals, një liberal me ambicie presidenciale, por shumë popullor, do të zëvendësojë në këtë post kryeministrin Zhan Mark Ajrol, zyra e të cilit konfirmoi dorëheqjen e tij.

Përpara dorëheqjes, Ajrol pranoi se shumë votues kishin humbur besimin tek administrata e tij.

Holonde e bëri zyrtar këtë fakt, në një deklaratë të shkurtër televizive, ku u shpreh se është koha e ndryshimit për Francën dhe ndër të tjera propozoi reduktim të taksave dhe kontributeve shoqërore për të nxitur, sipas tij, krijimin e vendeve të reja të punës.

Partia Socialiste mori një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale, shifrat e të cilave treguan fitore të konservatorëve dhe të Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë. /Vizion plus/

Lajme të ngjashme

Back to top button