Kryetari i Dojranit shkakton aksident të rëndë, policia fsheh rastin

Kryetari i komunës së Dojranit, Borçe Stamov i cili ka preardhje nga Tetova është përfshirë në një aksident trafiku gjatë ditës së shtunë në rrugën Dojarn – Bogdanci tek penda Palurci. Në gjende kritike është Blashko Petreski (31) dhe gjendet në klinikën e Shkupit, ai duhet të operohet.

Makinën Golf 1, në të cilën gjendej Petreski,  e ka vozitur e dashura e tij e cila është me disa thyerje të eshtrave.

Edhe pse policia ende nuk e ka verifikuar se Stamov ishte përshirë në aksident, familjarët kanë reaguar për portalin Fokus, duke thënë se pushteti dëshiron që ta fshehë këtë aksident si dhe ta amnistojë Stamovin nga përgjegjësia. 

Babai i Blashko Petreskit, Stefani ka thënë se pret t’i shërohet djali dhe pastaj do të shohë nëse do të nge padi penale ndaj kryetarit të Dojranit. 

Deri më tani policia në asnjë buletin të lajmeve nuk ka njoftuar se është aksidentuar kreu i komunës së Dojranit. Familjarët thonë se kjo bëhet me qëllim sepse ai është kuadër i VMRO DPMNE-së dhe do të thonë se ka vozitur dikush tjetër për mos tu dëmtuar imazhi i partisë.

Demanton Stamov, do të padit mediumin

“Do ta tregojë ekspertiza se kush e ka iniciuar aksidentin. Do ta padis portalin Fokus” thuhet mes tjerash në demantin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button