Tekst i cili nga ndeshja sportive bën skandal politik

[Recension: ZAEVI U BASHKUA ME “BALLISTËT”: Lideri i LSDM-së bënte tifo për Shkëndinë në prani të flamujve të UÇK-së (FOTO)]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka për qëllim që në mënyrë të pabazë dhe pa fakte ta paraqesë liderin e opozitës Zoran Zaev si tradhëtar të popullit maqedonas, për shkak se ka qenë prezent në ndeshjen ndërmjet klubeve futbollistike të “Shkëndijës” dhe “Gentit”. Zaevi është “fajtor” për shkak se ka qenë i ulur disa metra më larg vendit ku janë “valuar flamujt e UÇK-së dhe shallet me hartën e Shqipërisë së Madhe”, dhe, sipas tekstit, kjo do të thotë se lideri i opozitës e mbështet idenë për Shqipëri të Madhe.

Edhe pse në këtë ndeshje morën pjesë edhe politikanë dhe persona të tjerë publikë, vetëm Zaevi ishte cak i sulmeve të disa medieve për shkak të këtij veprimi. Nga klubi futbollistik Shkëndija informuan se kreu shtetëror ka marrë ftesë për ta ndjekur ndeshjen, mirëpo ata nuk i janë përgjigjur asaj, ndërsa në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski.

заевLinku deri te artikulli origjinal: ZAEVI U BASHKUA ME “BALLISTËT”: Lideri i LSDM-së bënte tifo për Shkëndinë në prani të flamujve të UÇK-së (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 26.08.2016 – 0:34

Data e recensionit: 31.08.2016

Recensuese: Silvana Zhezhova

“BËRJE TIFO” PËR NJOLLOSJE

Cili është faji i Zaevit që në ndeshje futbollistike, në tribunat e stadiumit bën selfi, artikulli nuk ofron përgjigj. Nëse je i ulur afër dikujt, nuk do të thotë automatikisht se i mbështesësh qëndrimet e tij, kshtu që edhe fakti që Zaevi ka qenë i ulur në afërsi të tifozëve të kanë valuar flamuj të UÇK-së, nuk do të thotë se ai e mbështet ideologjinë e tyre. Lideri i opozitës mori pjesë në një ngjarje të madhe futbollistike, gjegjësisht në ndeshjen futbollistike në të cilën Shkëndija, në qoftë se fitonte, do të siguronte plasman në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Kjo mundësi rrallë herë u ofrohet klubeve futbollistike të Maqedonisë.

Në tribunat e arenës “Filipi i Dytë” sonte u paraqit edhe Zoran Zaevi, lideri i LSDM-së, ku Shkëndija kishte duel me klubin futbollistik belg, Gent. Ai ishte i ulur në lozhën e tribunave dhe bënte selfi, ndërsa në të njëjtën kohë, vetëm disa metra larg tij, valoheshin flamujt e UÇK-së, shalle me hartat e Shqipërisë së Madhe, e poashtu kishte edhe një pëlhurë me fytyrën e ballistit Xhemë Hasa.

Për akuzat, sipas të cilave Zaevi gjoja qenka bashkuar me tifozët e Shkëndijës, të ashtuquajturit “ballistë”, me qëndrim doli edhe vetë lideri i opozitës, i cili theksoi se, sikurse dhe shumë qytetarë të tjerë, edhe ai e do futbollin: “Unë e dua Maqedoninë dhe për këtë arsye i mbështes klubet tona. Mbrëmë luajtën maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë dhe luftuan për të njëjtin qëllim, dhe kjo është bukuria e sportit dhe e Maqedonisë. Është për të ardhur keq që këtë nuk e vërejnë kundërshtarët tanë. Unë do të vazhdoj ta mbështes sportin e Maqedonisë dhe jam krenar me këtë, shiheni në ndeshjen e ardhshme”, thuhet në reagimin e Zaevit.

A DUHESHTE TË PARAQITET SI POLIC?

Në rrjetet sociale u paraqitën reagime dhe kritika të mëdha drejtuar Zaevit për shkak se është bashkuar me tifozët e Shkëndijës, të ashtuquajturit “ballistë”, të cilët janë të njohur për brohoritjet nacionaliste dhe për skenografinë dhe këngët me të cilat madhërohen Shqipëria e Madhe dhe UÇK-ja. Zaevi është kritikuar veçanërisht për atë se nuk është vërejtur në ndeshjet e reprezentacionit kombëtar.

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni “luan” në baza nacionale, që është dënuar edhe nga vetë klubi, i cili në rеаgimin e tij për flamujt e valëvitur me konotacion politik thotë se klubi nuk mund ta kontrollojë situatën në tribuna dhe se janë kundër asaj së shfrytëzohen për qëllime politike. Edhe sa i përket nacionalizmit thekosjnë në klub luajnë pesë maqedonas, se sekretari i përgjithshëm ësjtë maqedonas, dhe se aspak nuk bëhet fjalë për klub nacionalist.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button