Janë arrestuar narkodilerë nga Struga dhe Veleshta në aksionin “Rrjeti”

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në suaza të aksionit “Rrjeti” për shkatërrimin e rrjetit të dilerëve për drogë, të cilët veprojnë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në orët e hershme të mëngjesit sot ka kryer bastisje te dy persona në rajonin e qytetit të Strugës dhe një bastisje në fshatin Veleshtë.

Nga hetimi i zbatuar kriminalistik, deklaroi sot Natalia Spirkovska Kordiq, shefe e Sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe protokoll në MPB, kanë ardhur deri në informata se bëhet fjalë për grup të organizuar kriminel, i cili ka vepruar në rajonin e Strugës, Kërçovës, Gostivarit dhe Ohrit.

“I dyshuari i parë, i moshës 28 vjeçare, është privuar nga liria në fshatin Veleshtë dhe për të ekzistojnë njohuri se një periudhë më të gjatë kohore për shkak të shitjes së paautorizuar të kokainës dhe marihuanës ka organizuar rrjet të shitësve dhe ndërmjetësuese, me ç’rast ka angazhuar më shumë persona”, tha Spirova Kordiq.

Gjatë bastisjes së kryer në fshatin Veleshtë, informon shefi i Sektorit për marrëdhënie me opinion dhe protokol në MPB, janë gjetur 25 pako me materie në formë pluhuri, një pjesë e fshehur në kuti prej tabletave të tretshme, pastaj mbetje të marihuanës, rreth 2.000 euro, plumb, më shumë telefona celular dhe sende tjera të vlefshme të cilat me siguri janë lënë peng për blerjen e drogës dhe dokumenteve personale.

Nga ana e MPB­së do të parashtrohet padi penale kundër tre personave, dy të moshës 28 vjeçarë dhe një person i moshës 41 vjeçar, të gjithë nga Struga, të dyshuar për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.

Kordiq paralajmëroi se aktivitetet e MPB­së dhe Prokurorisë Themelore Publike në suaza të “Rrjetit” vazhdojnë edhe në qytetet tjera në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button