Soni Malaj, këngë Florit?

Thashethemet për këngën e saj, nisën që përpara prezantimit të saj në “Top Fest”. Soni Malaj, këngëtarja e suksesshme e muzikës shqiptare ka prezantuar të mërkurën e javës që lamë pas këngën konkurruese në “Top Fest 11”, nga fabula e së cilës kanë lindur shumë dyshime. 

“Me të jeton”, flet për një dashuri të humbur, shkak për prishjen e së cilës bëhet një mike e çiftit. Kaq ka mjaftuar që portalet online ta komentojnë këtë si një dedikim të Sonit ndaj ish-të dashurit të saj Flori Mumajesi, për të cilin thuhet se ka një histori dashurie me Elvana Gjatën, ndonëse ky fakt nuk është aprovuar asnjëherë nga të dy. Vetë Soni nuk ka dashur të bëjë komente lidhur me fabulën e këngës, ndërkohë që tekstshkruesja Rozana Radi ka sqaruar se teksti i këngës nuk ka lidhje me asnjë histori personale të Sonit. 

Kënga e kompozuar nga australiania Susi Ahern, po përflitet sakaq si pretendentja kryesore për çmimin e madh të “Top Fest”, duke qenë se stili i saj është vërtet i veçantë dhe është mirëpritur menjëherë nga fansat. (BalkanWeb)

Lajme të ngjashme

Back to top button