Maskat më të mira me mjaltë për fytyrën

Mjalti është një nga ushqimet më të vjetra të njohura për njeriun, i përdorur për shekuj me radhë, jo vetëm si një burim ushqimi, por edhe për vetitë e mrekullueshme mjekësore.
Një nga shumë përfitime shëndetësore të mjaltit është mënyra se si ajo mund të trajtojë aknet, të zvogëlojë dhe përthajë puçrat, plagët, dhe të eleminojë përfundimisht pikat e zeza. Është shumë e thjeshtë të bëni maska me mjaltë për fytyrën, ja disa receta të mahnitshme!
Maskë për puçrat:
Kjo maskë siguron një përzierje e vajrave të cilat kanë veti anti-inflamator, vajra esenciale dhe mjaltë për të krijuar një maskë të mrekullueshme për puçrrat e fytyrës.
Përbërësit:
1 lugë çajimjaltë organik i papërpunuar
1 lugë çaji vaj kokosi, apo vaj bajame e ëmbël
3 pika vaj esencial livando
Udhezime:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, aplikojini në fytyrë dhe lerini për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.
Mjaltë dhe kanellë për shkëlqimin e fytyrës
Kombinimi i mjaltit dhe kanellës ka provuar të jetë një plus i madh për shëndetin tuaj. Kanella ka veti antibakteriale, duke e bërë atë një përbërës të mirë për ta shtuar në maskën për eliminimin e puçrrave të fytyrës.
Ju duhet:
1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar
1 lugë kanellë
Udhëzime:
Përzieni mirë të gjithë përbërësit së bashku dhe aplikojini në zonat e prekura për të paktën 20 minuta. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.
Mjaltë dhe kripë deti
Kripa e detit është shumë e mirë për lëkurën tuaj. Kripa madje është e njohur për vetitë e saj për të vrarë bakteret dhe vepron si një eksfoliant për të hequr qelizat e lëkurës vdekur.
Ju duhet:
1 lugë çaji mjaltë organik i papërpunuar
1 lugë çaji kripë deti
Disa pika vaj ulliri ose vaj tjetër natyror
Udhëzime:
Përzieni të gjithë përbërësit në një tas. Aplikojini në lëkurë duke përdorur lëvizjet e buta rrethore. Lereni për 15-20 minuta pastaj lani fytyrën me ujë të ngrohtë, transmeton Shendeti.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button