Shëngjini vijon të jetë i populluar nga turistë të shumtë

Bregdeti i Shëngjinit vijon të jetë i shumëfrekuentuar ndonëse kemi hyrë në stinën e vjeshtës. Turistët thonë se kanë zgjedhur këtë periudhë për shkak të angazhimeve por edhe qetësisë që u ofrohet. Administratori i Shëngjinit thekson se shërbimet në bregdet do të jenë prezente deri në largimin e pushuesit të fundit.

Ky është viti i dytë që sezoni turistik në Shëngjin është zgjatur më shumë se 3 muaj, duke shkuar edhe gjatë muajit shtator. Pushuesit, kryesisht nga Kosova thonë se kanë zgjedhur ti kalojnë pushimet në këtë periudhe, pasi sipas tyre është më i përshtatshëm.

Kreu i Njesisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj thotë se shërbimet në bregdet do të jenë prezente deri në largimin e pushuesit më të fundit.

Tonin ULDEDAJ Kryetar i Njesise Administrative Shengjin: Fluksi vazhdon të jetë me ritme shumë të larta siç ka qenë gjatë gjithë sezonit turistik në bregdetin e Shëngjinit. Unë ftoj të gjithë ata pushues që do frekuentojnë Shëngjnin  gjatë muajit shtator i bëj të qartë që shërbimi dhe puna jonë do të jetë 24 orë derisa të largohet edhe pushuesi i dytë i Shëngjinit.

Ky sezon turistik ka sjellë dyndje pushuesish me bregdetin e Shëngjinit, kjo dhe falë shërbimeve që ka ofruar pushteti vendor dhe operatorët turistikë.

Pushuesit kanë zgjedhur Shëngjinin për bregdetin e pastër dhe qetësinë që ofron zona, transmeton Oranews.tv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button