Zyrtare: Lulzim Haziri kompleton Komisionin ad hoc

Edhe zyrtarisht është plotësuar Komisioni ad hoc me anëtarin e pestë. Anëtari i 5-të do të jetë Lulzim Haziri. Ai sot ishte prezent edhe në mbledhjen e parë si ekip i kompletuar, në Komision, raporton Portalb.

“Sot zyrtarisht u kompletua Komisioni i përkohshëm për mbikëqyrjen e parazgjedhore. Falënderojmë gjithë ata që shfaqën interes që të jenë pjesë e këtij raportimi mediatik. Fillojmë zyrtarisht me punë. Kemi disa principe prej te cilave nuk do heqim dorë: lirinë e shprehjes, e mediave, asnjë censurë dhe rregulla të njëjta për të gjithë. Është arritur konsensus, për anëtarin e 5-të”, tha Sllagjana Dimishkova- anëtare e Komisionit ad hoc, duke shtuar se nga nesër startojmë me metodologjinë e punës për mbikëqyrjen e mediave.

Para mediave u prononcua edhe anëtari i sapo zgjedhur Lulzim Haziri, i cili u zotua se me përvojën që ka do t’i ndihmojë qëllimit të këtij Komisioni.

“Unë sot, pas vlerësimit të djeshëm nga liderët partiak, mora edhe pëlqimin e anëtarëve të Komisionit. Besoj që prezenca ime, me përvojë edhe në media edhe në sektorin civil do të jetë një ndihmesë për krijimin e një atmosfere pozitive brenda Komisionit”, theksoi Haziri, raporton Portalb.

I pyetur nëse ka aplikuar më parë për të qenë pjesë e Komisionit, Haziri ka deklaruar se nuk ka konkuruar.

“Si duket unë kam qenë zgjedhja e më e pranueshme në mesin e liderëve politik. Nuk e di nga kush jam propozuar. Por i njëjti më bën nder mua dhe punës sime të deritashme. Do të shohim se cfarë metodologjie do të praktikojmë. Vlerësoj se gjendja me mediat nuk kërkon vetëm 100 ditë, duhen më shumë ditë për ta vlerësuar”, përfundoi ai.

Komisioni ad hoc është trup që u formua me konsensus të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos; BDI, PDSH, LSDM dhe VMRO-DPMNE, me qëllim mbikëqyrjen e mediave 100 ditë para zgjedhjeve. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, dy të propozuar nga LSDM: Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski, dy nga VMRO-DPMNE: Sllagjana Dimishkova dhe Cvetin Çilimanov, si dhe anëtari i pestë që duhej të ishte shqiptar, sipas marrëveshjes mes partive, u zgjodh Lulzim Haziri./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button