Voajerizëm gazetaresk

[Recension: FOTO: Ceca do të bëhet nuse maqedonase?]

E shqyrtojmë një përmbajtje mediatike me datë pak më të vjetër, mirëpo për shkak se vjen si propozim i një lexuesi të Shërbimit për verifikimin е fakteve në media dhe për shkak se përfshin çështje të rëndësishme, koha e publikimit të kësaj storjeje është me rëndësi minore në raport me lëshimet serioze që janë bërë në të në aspekt profesional dhe etik.

Njëra nga sugjerimet e pëgjithshme të të gjitha rregullave, librave, doracakëve, kodeve…, kur bëhet fjalë për raportimin për jetën e personave të famshëm, të popullarizuar është se edhe kjo gazetari duhet t’i respektojë parimet themelore dhe standardet për vërtetësi, vlerë gazetareske dhe paanshmëri.

08292016-Libertas-CecaLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Ceca do të bëhet nuse maqedonase?

Data dhe koha e publikimit:  18.08.2016 – 20:57

Data e recensionit: 31.08.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

SHOQËRI VOAJERIKE

Lajmet për personat e njohur nisen nga një nevojë e thjeshtë dhe e brendshme e një pjese të publikut mediatik që të identifikohet e personat që dallojnë nga të tjerët. Të cilët paraqesin, për disa arsye, modele për kopjim të sjelljes.

Poashtu, për disa arsye për të cilat tani dhe këtu nuk kemi kohë dhe vend që t’i elaborojmë, njerëzit e njohur nga estrada, shou-biznesi, skena zbavitëse…, u bënë zgjidhja më me ndikim për modelet e sjelljes. Prej këtu vjen edhe interesi i medieve që t’i ofrojnë këtij publiku informata plu për të njohurit. Ky është rezultat i një shoqërie tipike voajerike. Do të donim të shohim vjedhurazi bile edhe në dhomat e gjumit të idolëve tanë, po të mundet.

EDHE VOAJERIZMI GAZETARESK NUK ËSHTË I LIRË NGA RREGULLAT

Mirëpo, pa marrë parasysh trivialitetin dhe “verdhësinë” me të cilat janë të mbështjella këto informata, ekspertët e gazetarisë thonë se madje edhe kur bëhet fjalë për raportim për jetën e personave të njohur, kjo gazetari nuk është e liruar nga rregullat. Mbetet edhe më tutje me rëndësi të publikohet ajo që është e vlefshme të jetë lajm, e jo “voajerizëm gazetaresk”.

Pyetjet e zakonshme duhet të parashtrohne edhe kur shkruhet për yjet e estradës dhe starletet. Për shembull: Pse e shkruaj këtë storje? A ka shkak të arsyeshëm gazetaresk për këtë informatë? Në rastin konkret nuk janë shumë të fuqishme arsyet për përgjigje pozitive, përveç mega-popullaritetit të yllit të ciit i kushtohet storja. Mirëpo, kjo me të vërtetë nuk mjafton për shkak se e gjithë storja është e “mbështetur” mbi spekulime, e jo mbi fakte. Ajo e bën atë joserioze. Më së shumti për shkak të burimit jorelevant, i cili poashtu është spekulues.

Pastaj mund të parashtrohet pyetja se është kjo informatë e vlefshme për publikim, a ka elemente që të jetë lajm. Nuk ka. Përsëri për shkak të spekulimit.

Ka edhe pyetje të tjera që e problematizojnë arsyeshmërinë për publikimin e lajmeve të këtilla, si për shembull: Sa kohë harxhojmë për një informatë të pavlerë, të pakonfirmuar?A kishte pasur mundësi që gjatë kësaj kohe të shkruajmë diçka që është më e vlefshme në aspekt gazetaresk?

Gjithsesi, ata që kanë mendim të kundërt mund t’i referohen atraksionit që e sjell me vete ylli, mirëpo kjo mjafton vetëm për të qenë kurth për klikime, e jo informatë e vlefshme për publikim.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button