EVN, marrëveshje për furnizim me 120 kompani

‘EVN Furnizim’ nënshkroi marrëveshje për furnizim me më shumë se 120 kompani të cilat për herë të parë dolën në tregun e hapur. Kompanitë që ua dhanë besimin “EVN Furnizim” kanë ofertat më të mira që mund t’i fitojnë në fillim të fazës së dytë nga liberalizimi i tregut për energji elektrike.

‘Jo vetëm çmim të favorshëm, por konsumatorët do të fitojnë edhe përvojë dhe sigurim në furnizim edhe nga tregu i amvisërive si dhe nga ai evropian, ku EVN ka qenë prej kohës e pranishme duke furnizuar 3.3 milion konsumatorë në Bullgari, Austri dhe Maqedoni. Mu për këtë arsye, kjo qasje deri tek të gjitha bursat dhe tregjet evropiane të energjisë elektrike i jep mundësi EVN-së që t’ju lehtësojë kompanive punën rreth planifikimit të konsumit”, thuhet në njoftimin me shkrim të EVN-së.

EVN Furnizim formoi edhe grupin e dytë të balancimit. Njëra, më e madhja në vend është e tregut rregullator të energjisë elektrike ku furnizon konsumatorët tarifor duke përfshirë edhe 700 000 amvisëritë dhe bizneset e vogla, dhe grupi i dytë e balancimit për liberalizimin e tregut ku është përfshirë edhe EVN Furnizim me 70% ose 2/3 e kompanive, të cilët nga 1 prilli për herë të parë do të dalin në tregun e hapur si dhe EVN Trejding për Evropën juglindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button