fbpx

Pendarovski: Të gjithë së bashku mund ta largojmë Qeverinë

Kandidati i LSDM, Stevo Pendarovski, ka vazhduar fushatën elektorale në Vallandov. I rrethuar nga qytetarë, Pendarovski, tha se qytetarët kërkojnë të dëgjojnë se a ka zgjidhje për brengat e tyre. Problemi më i madh sipas tij është largimi i të rinjve nga vendi.

“Zgjidhje për Maqedoninë është largimi I qeverisë. Ne së bashku mund ta largojmë qeverinë dhe sjelljen e njerëzve të rinj të cilët do të kenë zgjidhje për problemet e Maqedonisë”, tha Stevo Pendarovski në tubimin e tij në Vallandov.

Pendarovski u takua me të rinj dhe kalimtar të rastit të cilët dëshironin të dëgjonin vizionin e tij për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button