Gazetarët në protestë me kërkesë që Bozhinovski të mbrohet në liri (VIDEO)

Shoqatat e gazetarëve, organizatat mediatike, aktivistët dhe punëtorët mediatik, nëpërmjet një  protestë të qetë përpara Gjykatës Penale, shprehin përkrahje për gazetarin Zoran Bozhinovski, njofton Portalb.

Kolegët e tij, kërkojnë që Gjykata t’i mundësojë që Bozhinovski të mbrohet në liri, ndërkaq rasti “Spiuni”, t’i dorëzohet Prokurorisë Speciale.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, ka theksuar se nëse Gjykata lejon që ish funksionarët, të dyshuar për shkelje serioze të demokracisë të mbrohen në liri, atëherë kjo mund të vlejë edhe për gazetarin Bozhinovski.

Sipas Selmanit, dikush do që me çdo kusht të gjykojë dhe të burgosë gazetarë në shenjë të hakmarrjes për shkak të publikimit të keqpërdorimeve të pushtetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button