fbpx

Ivanov: Të bashkuar do të kemi suksese

Kandidati i VMRO-DPMNE, Gjorgje Ivanov sot është takuar me banorët e Vasilevës. “Për dallim nga vizitat e më hershme, kur shikonim pakënaqësitë e bujqve nëpër rrugë, tani shikojmë se si është ngjallur Vasilev”, tha Ivanov në takimin e qytetarët.

Ivanov tha se nuk i viziton ata vetëm për zgjedhje, por edhe për ti uruar për sukseset që kanë arritur, nën udhëheqjen e kryetarit të komunës.

Para të pranishmëve, Ivanov foli për hapjen e fabrikave të reja, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për subvencionet në bujqësi.

“Para pesë viteve, e kamë fituar besimin e qytetarëve me program për të cilin ka dhënë llogari. Këtë herë vij përsëri me program për pesë vitet e ardhshme që të vazhdojë suksesi dhe prosperiteti i Maqedonisë”, tha Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button