fbpx

Gruevski nuk ka çfarë të shtojë për skandalin me “Visaris”

Kryeministri Nikolla Gruevski i cili sot e vizitoi fabrikën për qumësht dhe prodhime të qumështit “Sutash” në pyetjen e gazetarëve lidhur me skandalin me tenderin me kompaninë “Visaris”, në të cilën si pronar, dhe më pastaj si person për kontakt paraqitet gazetarja Ivona Talevska, deklaroi se nuk ka çfarë të shtojë më shumë nga ajo çfarë veç më ka deklaruar ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

“Gjatë ditëve të fundit jam interesuar për detajet lidhur me këtë çështje. Por nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që para opinionit publik ka deklaruar ministri i shëndetësisë “, deklaroi Gruevski.

Minsitri Todorov lidhur me tenderin e lartpërmendur deklaroi se ai është ligjor, por se më pas janë bërë disa ndryshime të cilat janë janë më pak etike.

Lajme të ngjashme

Back to top button