Axhiev: Për 5 vjet janë lustruar 124 persona

Gjatë periudhës pesëvjeçare, Komisioni për Lustrim, ka shpallur 124 persona si bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja.

Nga ky numër, 106 veta janë bartës të mëhershëm të funksioneve publike, 11 veta funksionar aktual dhe 7 persona kanë qenë kandidat për të marrë funksione publike. Nga bilanci i personave të lustruar, sipas Komisionit për Lustrim, 81 persona janë të gjallë ndërsa 33 janë të vdekur.

Komisioni për Lustrim nuk ka arritur që t’i verifikojë të dhënat bazë edhe për 40 persona të tjerë, për të cilët ekziston dyshimi se kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja.

Kjo është rezymeja që sot para mediave e ka dhënë kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev, pas mandatit të tij pesë vjeçar. I kënaqur nga bashkëpunimi, Axhiev,  potencoi edhe problemet me të cilët është ballafaquar Komisioni për Lustrim.

Një grup njerëzish në shtet donin që të zhvillohet procesi i lustrimit, ndërsa një grup tjetër kundërshtonte lustrimin”, tha Axhiev./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button