Ekzekutohet zv. kryeministri i Koresë së Veriut

Në Kore të Veriut është ekzekutuar zv.kryeministri i këtij shteti, përgjegjës për arsim.

Ky lajm shokues është bërë publik në mediat e Koresë së Jugut, që ndër të tjera pohojnë se është e pamundshme të verifikohen nga burime të pavarura ngjarjet nga Koreja e Veriut.

Mediat pohojnë se në Partinë Komuniste në Korenë e Veriut ka nisur fushata më e re e spastrimit, meqë përvec ekzekutimit bëhet e ditur që edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë janë demaskuar, proces ky i akuzimit publik të drejtuesve të partisë për devijim nga politikat e partisë që zakonisht përcillet me gjykim dhe burgim ose vrasje.

Zv. Kryeministri Kim Jong Xhin është ekzekutuar për shkak se nuk ka mbajtur qëndrim të drejtë në një ngjarje publike. Ekzekutimi i tij është bërë nga një skuadër pushkatimi është bërë në korrik.

Lajmi bëhet publik vetëm disa ditë pas një publikimi tjetër se në Kore të Veriut janë ekzekutuar edhe dy eksponentë tjerë të Koresë së Veriut dhe zv ambasadori i këtij shteti në Londër është arratisur.

Koreja e Veriut është diktaturë komuniste që pas përfundimin ë luftës së ftohtë dhe lider aktual Kim Jong Un e ka trashëguar në këtë post nga babain e tij Kim Jong I, i cili e kishte trashëguar babain e vet Kim Il Sung, njeriun që e kishte udhëhequr luftën e Koresë dhe ndarjen e veriut nga jugu, në vitet e 50-ta./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button