Sëmundje aktuale, apo vdekje nga ndotja e ajrit?

Organizata botërore për shëndetësi ka vërtetuar se 2.4 milion njerëz brenda një viti ndërrojnë jetë si shkak i pasojave të ndotjes. Ato janë, sëmundje kronike si p.sh. astma, emfizemë në mushkëri të bardha, dëmtim i zemrës dhe mushkërive të bardha, alergji në organet e frymëmarrjes. Ajri i ndotur, ndikon në funksionet fiziologjike, si p.sh.në frymëmarrje dhe mbartjen e oksigjenit në gjak. Sidomos pas një lëvizje fizike, ngushtimi i enëve të gjakut dhe furnizimi i dobët me oksigjen në gjak, mund të sjell goditje në zemër, apo në tru, të vjella, humbje urie..

Përmbajtje të dëmshme:

Dioksid squfuri: përmbajtjet e mëdha nga ky oksid i squfurit, si dhe përmbajtjet e tjera të këtij oksidi paraqesin probleme të ndryshme në lidhje me organet frymëmarrëse, rritje të vdekshmërisë gjegjësisht tek të sëmurit nga kanceri, si dhe përkeqësim të gjendjes së personave me bronhitis.

Oksid karboni: përmasat e mëdha të kësaj përmbajtjeje kanë ndikim negativ kundër sistemit nervor dhe atij kardiovaskular të njeriut. Nga kjo përmbajtje mund të paraqitjen dhimbje të mëdha të kokës, helmim, dhe vdekje. Ky oksid mund të shkatërron oksidimin e qelizave.

Oksid azoti: përmbajtjet e mëdha të azotit, negativisht ndikojnë në organet e frymëmarrjes, të cilat mund të shkaktojnë vdekje. Këto okside ulin aftësitë e gjakut në pranimin e oksigjenit.

Hidrokarburet: masat e mëdha të këtij komponimi mund të shkaktojnë: kollitje, puls të përshpejtuar, kokë dhimbje, mundim, ndryshim në temperaturën trupore, ndryshime në gjak, deri tek paraqitja e vdekjes. Këto komponime irritojnë edhe membranën e syve, hundës dhe sistemin e frymëmarrjes.

Grimcat e suspenduara- përbëhen prej shumë materieve, gjegjësisht prej pluhurit të njomë, tymosjes, vajrave të padjegur, hi, metale dhe substancave me vaj. Madhësia e grimcave mund të jetë nga 0.01 mikronë, gjer më 100 mikronë. Burim kryesor i këtyre grimcave janë djegia e naftës dhe cigareve. Në momentin që bashkohen me dyoksid squfurin, dëmtojnë mushkëritë e bardha, si dhe mund të shkaktojnë kancerin në stomak. Beriliumi është përmbajtje e cila krijohet në ajr në pjesëza të vogla si burim i prodhimeve industriale, lëndëve djegëse të lëngshme, e cila shkakton lezione në mushkëri, probleme të rënda në frymëmarrje, ndoshta edhe vdekje. 

Pluhuri i njomë i njohur si grimca PM 10, është fraksion i grimcave të suspenduara me diametër prej 10 mikronë, që mblidhet në hundë. Grimcat PM 2,5 (2.5 mikronë) hyjnë në bronket e mushkërive të bardha.

Efekti i ndotjeve atmosferike në Maqedoni.

Shkupi dhe Tetova- ndër qytetet më të ndotura në Evropë.

Problemi kryesor në lidhje me ndotjen e ajrit në Shkup përbëhet nga vendndodhja e papërshtatshme e objekteve industriale. Vet qyteti është i rrethuar me male të cilat krijojnë kushte për rritjen e masave të përmbajtjeve të ndotura në ajër. Janë vendosur 8 stacione matëse në qytet. 

Më shumë se një muaj përmbajtja e PM 10, është 6 apo 7 herë më e lartë nga kufiri i lejuar prej 50 mikronësh. Në 8 vitet e fundit përmbajtja maksimale ditore e dyoksid squfurit (SO2)e tejkalon kufirin e lejuar prej 150mg/m3 deri më 35 herë brenda një viti. Në krahasim me stacionet tjera matëse të cilat janë të furnizuara me masa adekuate për përmbajtjet e SO2, 3 stacionet matëse që gjenden në qendrën e qytetit kanë dukshëm vlerë më të lartë mesatare (92.68 dhe 75mg/m3), përderisa përmbajtja maksimale ditore e tymosjes e tejkalon kufirin e lejuar prej 50mg/m3 deri 123 herë brenda një viti.

“Manastir” – përmbajtja e SO2 është në kufirin e lejuar, megjithatë prezenca e tymosjes ka kaluar normat e kufirit prej 10 deri 25 herë ndërmjet viteve 1990-1994.

“Tetovë dhe Lugina e Pollogut”- Të njëjtat masa si në Manastir, madje përmbajtja e tymosjes në këtë rrethinë ka kaluar normat e kufirit prej 16 deri 78 herë brenda një viti.

Katastrofa më të mëdha nga efekti i ndotjes në mbarë botën.

Në Britaninë e Madhe përkujtohet 4 dhjetori i vitit 1952, ku për shkak të sasisë së madhe të smogut të dendur në Londër brenda 6 ditëve kanë vdekur më shumë se 4000 persona, ndërsa mbi 8000 kanë vdekur muajt e ardhshëm.

Në vitin 1984 në Indi për shkak të një eksplozivi në fabrikën për përpunimin e kalcium karbitit vdiqën 2000 njerëz, ndërsa prej 150 000 deri 600 000 njerëz kanë qenë të helmuar. Më vonë, si pasojë e helmimit kanë ndërruar jetë mbi 6000 persona. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button