Hovit: Të rinjtë shumë pak mësojnë gjuhën e njëri tjetrit

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë Riçard Hovit ka thënë se gjendet para një presioni të madh për shmangien e mbiemrit “maqedonas” nga Rezoluta për shtetin, por ka konfirmuar se do të tentojë që ajo të futet në dokument. 

Eurodeputeti britanik Hovit ka ngritur më shumë amendamente (rreth 25) të propozimit Rezolutës, ku mes tjerash në amendamentin 89 paragrafi 14, kërkon fshirjen e mbiemrit të vetëm “maqedonas” që i dedikohet “shqetësimit që gjithnjë e më pak fëmijët shqiptar mësojnë maqedonishten” dhe tani “shpreh shqetësime që të rinjtë në shtet gjithnjë e më pak e mësojnë gjuhën e njëri tjetrit”. 

“Propozim- Rezoluta origjinale ka pasur kufizime rigjide në fjalitë dhe është normale për raportues të PE-së të jep më shumë detaje në fazën e amendamenteve”, ka thënë Hovit. 

“Propozimi im si në vitin e kaluar është që fjalia ‘maqedonas’ do të gjendet në tekstin tim përfundimtar të Rezolutës. Kujtoni se rekomandimi im solli në atë që Komisioni Evropian ta shfrytëzojë mbiemrin në raportin e saj të progresit. 

Kuptohet se vendi i vërtetë ku do të gjendet mbiemri në Rezolutë do të varet nga votimi në PE, ndërsa ndryshimin që tani e kërkoj e paraqet dëshirën time që të respektoj propozimet e mia deri te gjitha grupet etnike në Maqedoni. Përkushtimi im në këtë çështje mbetet i pandryshuar”, ka thënë Hovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button