Rasti Talevska, Gruevski hesht, pritet të shihet qasja nga Komisioni për Antikorrupsion

Denoncimi publik që ka bërë LSDMJ-a, për aferën korruptive me tenderin për furnizime me pajisje dhe aparate medicinale mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe firmës “Visaris” e cila është në pronësi të gazetares dhe redaktoren e gazetës “Veçer”, Ivona Taleska, nuk ka marrë ndonjë prononcim zyrtar nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërkohë pritet që të shihet se cila do të jetë qasja e Komisionit për Antikorrupsion, ndaj kësaj afere. 

Sipas, anëtarit të mëparshëm të këtij komisioni Arif Musa, ekzistojnë të gjitha elementet, që ky rast të jetë objekt i shqyrtimit nga ana e Komisionit për Antikorrupsion.

Arif Musa, në deklaratë për REL thotë se situata e këtillë është jonormale edhe pse redaktorja për shkak të funksionit të saj dhe influencën mediale, ka të drejtë ligjore për themelim të firmës, ajo  duhet të njoftojë Komisionin për Antikorrupsion për pjesëmarrje në tender shtetëror që të tregojë se nuk ka konflikt interesash. 

“Qeveria favorizon adutët e saj, por këtu për gazetaren situate është më e komplikuar, duhet Gjyqi të shqyrtojë dhe shohe a mund dhe si mund një gazetare të jetë në më shumë funksione publike, të themelojë firmë dhe të fitojë tender aq të madh, kjo është e dyshimtë”, thotë Musa. Sipas tij, jo logjike është që të formohet firmë e re vetëm disa muaj para se të shpallet tender dhe me aq pak depozita të mund të furnizojë pajisje aq të shtrenjta.

Lajme të ngjashme

Back to top button