E dini dallimin mes hixhabit, nikabit dhe burkës?

Hixhabi, nikabi, burka – ka shumë lloje të ndryshme të mbulesave të cilat gratë muslimane në mbarë botën i veshin. Disa veshin një shami për të mbuluar kokën dhe flokët, ndërsa të tjera veshin burka apo nikab, e cila mbulon gjithashtu edhe fytyrën e tyre.

Shamitë shihen si shenjë e modestisë dhe një simbol i besimit fetar.
Por si mund të thoni se cila është cila? Shikoni udhëzuesin tonë të llojeve të ndryshme të mbulesës dhe mësoni më shumë për llojet e mbulesave.

_83706047_1_hijab_290-1

Fjala hixhab përshkruan aktin e mbulimit në përgjithësi, por është përdorur shpesh për të përshkruar shamitë e kokës të veshura nga gratë muslimane. Këto shalle vijnë në shumë stile dhe ngjyra. Lloji më i zakonshëm i veshur në Perëndim mbulon kokën dhe qafën, por e lë fytyrën e hapur.

_83706048_2_niqab_290-1

Nikabi është një mbulesë për fytyrën që lë zonën rreth syve të hapur. Megjithatë, ajo mund të jetë e veshur me një mbulesë të veçantë për sy. Ajo vishet me një shami me të cilën mbulohen flokët dhe koka.

_83706049_3_burka_290-1

Burka është mbulesa më e tërrësishme nga të gjitha mbulesat islame. Kjo është mbulesë e cila mbulon fytyrën dhe trupin, shpesh duke e pasur vetëm një pjesë në formë rrjeti tek pjesa e syve për të parë përmes saj.
_83706050_4_al_amira_290-1
Mbulesa Al-amira është një mbulesë dypjesëshe. Ajo përbëhet nga një kapele të ngushtë të përshtatshme, zakonisht prej pambuku apo poliestërit dhe një shall në formë tube.
_83706051_5_shayla_290-1
Shayla është një shall i gjatë, drejtkëndësh, mbulesë popullore në rajonin e Gjirit. Ai mbështjellë pjesën rreth kokës dhe supet.
_83706052_6_khimar_290-1
Mbulesa Khimar është e gjatë, ajo arrin gjatësi deri mbi bel. Kjo mbulesë mbulon flokët, qafën, supet në tërrësi por fytyrën e le hapur.
_83706053_7_chador_290-1
Mbulesa Chador është mbulesë e tërrësishme të cilën shumë gra iraniane e veshin kur dalin jashtë shtëpive të tyre. Është një mbulesë për gjithë trupin dhe e njejta vishet me një shall tjetër në pjesën e kokës me qëllim që të mos lihet asnjë pjesë e flokëve dhe kokës të dukshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button