Plaçkitet pompa e benzinës “Makpetrol” në Kumanovë

Dy persona të panjohur me maska prej të cilëve njëri i armatosur me pistoletë, herët në mëngjes rreth orës 4:10, kanë kryer plaçkitje te një i punësuar në pompën e benzinës “Makpetrol” në afërsi të pikës pagesore në Romanovc, kumtoi sot MPB.

Plaçkitësit e kanë kërcënuar punonjësin me përdorimin e forcës, e kanë lidhur në pranga dhe ia kanë marrë qarkullimin ditor në lartësi prej 53.530 denarëve, ndërsa më pas e kanë braktisur vendin e ngjarjes.

Policia ka ndërmarrë masa për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button