Malin e Zi në korrik e kanë vizituar mbi 450 mijë turistë

Gjatë muajit korrik Malin e Zi e kanë vizituar rreth 452 mijë turistë, që është për 2.2 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, flasin të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (MONSTAT), raporton Anadolu Agency (AA).

Për sa i përket strukturës së bujtjeve të turistëve të huaj kryesojnë ata serbë me 32.1 përqind, turistët rusë me 26.8 përqind ata të Bosnnjë e Hercegovinës me 10.8 përqind, Ukrainës me 3.6 përqind, Polonisë 2.6 përqind, Bjellorusisë 2.1 përqind, Gjermanisë 1.9 përqind dhe turistët nga Kosova me 1.8 përqind.

Turistët nga vendet tjera kanë realizuar 18.3 përqind të bujtjeve.

Sa i përket strukturës së bujtjeve sipas llojit të vendeve turistike, 98.4 përqind të bujtjeve janë realizuar në vendet bregdetare.

Siç njofton MONSTAT, në akomodimet kolektive janë realizuar qëndrimet e 142 mijë turistëve që është për 9.9 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa në akomodimet individuale janë regjistruar vendosje të 310 mijë turistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button