Moyes në “gjueti” te PSG-ja

Pak ditë pasi u pa në Itali në ndeshjen Cagliari-Juventus, David Moyes mbrëmë është parë në francë. Trajneri i Manchester United ishte në ndeshjen e Kupës së Francës mes Bordoeaux dhe PSG.

Moyes thuhet se i ka përcjellur tre lojtarë të PSG-së. Thiago Silva, Adrien Rabiot dhe Javier Pastore janë në fokusin e Moyes. Madje në këtë ndeshje Rabiot dhe Pastore shënuan gola në fitore 3 me 1 duke nxitur transferimin më të shpejtë nga Man United.

Moyes duket se në fund të afatit kalimtar do të bëjë dy blerje të mëdha ndërsa flitet se do të transferohet një mbrojtës dhe një mesfushor.

Lajme të ngjashme

Back to top button