Muhabet pazari që as kantari se mat!

[Recension: АNTONIO KA BLERË VIAGRA NË BARNATORE?!]

Artikull ultra-i ulët që as për së largu nuk i plotëson kushtet që të kualifikohet si tekst që meriton çfarëdo qoftë vëmendje të publikut. Mirëpo, ja, është publikuar sikur bëhet fjalë për produkt legjitim mediatik, e jo për shkaravinë të thjeshtë përplot me ofendime.

 

1111Linku deri te artikulli origjinal: АNTONIO KA BLERË VIAGRA NË BARNATORE?!

Data dhe koha e publikimit: 25.08.2016

Data e recensionit: 30.08.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

JETA PERSONALE, VIAGRA, BREKËT… SHTATË MËKATET E MËDHA NDAJ KODIT TË GAZETARËVE

“Е po them, çka ka lidhje, njëriu është në moshë, edhe nuk është ndonjë i bukur, Noneja i iku, tani ka një portal të vogël proqeveritar, “Vistina”, dhe si mendon, mendjen te seksi e ka?”

“Jo ore, atë për të pshurrë e ka, t’i ngritet kur pshurret që të mos i përlyejë brekët, për shkak se pas gjithë atyre grave që i la, ka mbetur te portali, tashmë nuk i ngritet as me ndonjë trup të zhveshur femre….”

Kjo sa për ilustrim… Po, e gjatë është lista e elementeve që i ka ky pamflet ofendues, që janë në kundërshtim me bazat e profesionit të gazetarisë:

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe e mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë, thuhet në Kodin e gazetarëve.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur,
thotë neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Gazetari duhet të respektojë jetën private të njeriut, përveç në rastet kur kjo është në kundërshtim me interesin publik, thuhet në nenin 7 të Kodit të gazetarëve.

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…), thuhet në nenin 10 të Kodit të gazetarëve.

Gazetari do t’u përmbahet standardeve të pranuara shoqërore që kanë të bëjnë me dinjitetin dhe respektimin e dallimeve etnike, kulturore dhe religjioze në Maqedoni, thotë neni 11 i Kodit të gazetarëve.

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit, thuhet në nenin 15 të Kodit të gazetarëve.

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij, thuhet në nenin 16 të Kodit të gazetarëve.

MUHABET PAZARI QË AS KANTARI NUK E MAT!

Domethënë, kemi shtatë mëkate, do të thoja për vdekje, ndaj Kodit të gazetarëve, i cili përbëhet nga vetëm 17 nene, që do të thotë se ky artikull ka arritur ta shkelë pothuajse gjysmën e tyre. Artikull i përpiluar në stilin “më the – të thash”, muhabet pazari, dialog përgojues ndërmjet burimit të pretenduar dhe atij që e ka shkruar, thjeshtësi që nuk mund të matet as me “kantar”.

Me çfarë peshe informative është “lajmi”, në qoftë se mund t’i besohet, se një person publik, në kohët e fundit aspak i paeksponuar, paska blerë “viagra” në barnatore.

Pse është kjo aq me rëndësi, e aq më tepër që me një still të tillë t’i transmetohet publikut. Në mes tjerash, gazetarët e vërtetë kanë për detyrë të filtrojnë se çka është me rëndësi, e çka jo, për veshët e publikut. Formulimet dhe “pasioni” e të cilin i është qasur këtij shkrimi, më tepër flasin për njëfarë qërimi personal të hesapeve, se sa për lajm të vërtetë dhe real.

Në fund, edhe sikur të ketë qenë ashtu, ku qëndron problemi? A është mëkat nëse blihen ilaçe të caktuara në barnatore që kjo të shfrytëzoht si shkak për nënçmim mediatik?!

Nivel i ulët, me të vërtetë shumë i ulët…

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button