BFI, apelon të mos shkohet në Siri, MPB-ja, përgatit sanksione

“Fenomeni i pjesëmarrjes së qytetarëve nga Maqedonia në luftën në Siri nuk mund të kontrollohet, sepse udhëtimi deri atje është individual dhe jo nëpërmjet ndonjë institucioni”, thotë kryetari i BFI-së, në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, duke komentuar, vdekjen e 22 vjeçarit nga Shkupi, Alim Osmani, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Alim Osmani është qytetari i katërt nga Maqedonia që ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai ka udhëtuar në Siri korrik dhe ka luftuar përkrah forcave kundër regjimit të kryetarit Asad.
 
“Prioritet është ajo se solidarizohen me popullin sirian i cili dëshiron që të lirohet nga një diktaturë, por ka edhe punë të dyshimta në këtë”, thotë Rexhepi. Ai shtron dilemën nëse ka ndonjë motiv apo interes tjetër? Sipas tij kjo më është punë tjetër. “Mund të predikojmë, megjithatë nuk jemi të sigurt, sepse nuk disponojmë me fakte dhe argumente”, thekson Sulejman Rexhepi.
 
Sipas Sulejman Rexhepit, lufta në Siri është problem i brendshëm dhe për këtë nuk duhet që qytetarë të huaji të marrin pjesë në këtë luftë.

Maqedonia nuk ka ambasadë në Siri dhe informacionet e këtilla i verifikojmë sipas gjitha kanaleve të mundshme dhe ambasadave në shtetet tjera, por për shkak të situatës së përgjithshme atje kjo shkon shumë rëndë”, kanë thënë nga MPJ për Telegraf. 

Ata thonë se bëjnë plan që të mos udhëtohet në Siri, por edhe sanksione për ata që planifikojnë të udhëtojnë me qëllim përfshirje në luftimet në Siri. Ndërkohë, nga MPB thonë se nuk dihet numri i saktë i shtetasve nga Maqedonia të cilët kanë udhëtuar në Siri. 

Ata disponojnë me të dhëna operative që përfitohen në bashkëpunim me shërbimet tjera, por ky numër nuk është përfundimtar por vetëm orientues. “Realisht nuk mund ta dimë saktë se sa maqedonas kanë shkuar në Siri, pasi kur një person braktis vendin nuk dihet çdoherë distanconi i tij përfundimtar”, ka thënë Kotevski.
.
 
– 

Lajme të ngjashme

Back to top button