Habit sërish Franca: vë një jomusliman të drejtojë Fondacionin për Islamin

Çështja e burkinit ka mjaftuar për t’i dhënë jetë një spiraleje ngjarjesh e deklaratash herë-herë të çuditshme në Francë, posaçërisht në marrëdhënien me bashkësinë muslimane.

Kryeministri Manuel Valls do të habiste me deklaratën e tij, tashmë gjerësisht të debatuar e të kundërshtuar edhe brenda mjedisit francez, se gjokset e zbuluara e përfaqësojnë më mirë Francën se burkini apo mbulesa e kokës!

Nuk mbaron me kaq! Vetë France 24 njofton se për ta drejtuar të sapoformuarin Fondacion për Islamin në Francë është zgjedhur një jomusliman!

Takimi në këtë fillimjave i ministrit të Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, me udhëheqës të bashkësisë muslimane në vend, është pasuar nga formimi i Fondacionit për Islamin në Francë, që ka si objektiv përmirësimin e marrëdhënieve midis shtetit dhe komunitetit musliman, transmeton Tesheshi.

Por për ta drejtuar këtë fondacion është zgjedhur një ish-ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes, Jean-Pierre Chevenement, që nuk është musliman!

Zgjedhja e politikanit të karrierës, tanimë një 77-vjeçar, ka ngjallur habi mes aktivistëve e figurave komunitare.

Yasser Louati, një aktivist i njohur i të drejtave të njeriut në Francë, e ka përshkruar si shaka përzgjedhjen e ish-ministrit për të drejtuar Fondacionin për Islamin.

“Eshtë një shaka!”

“Vazhdojmë t’i trajtojmë muslimanët si të jenë njerëz të huaj që kanë nevojë të disiplinohen,” ka thënë ai.

“Eshtë si të caktosh Ronald Reagan-in të drejtojë çështjet afrikano-amerikane,” pason reagimi qesëndisës i Louati-t.

Franca ka popullsinë më të madhe muslimane në Europën Perëndimore, dhe Islami është feja e dytë më e madhe në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button