Shtajnmajer: Maqedonia duhet të kontribuojë në fillimin e negociatave

Shefi i diplomacisë gjermane thotë se Maqedonia do të duhet edhe vet të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së emrit me çka do ti hapet rruga për fillimin e negociatave me BE-në.

Pas Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë një nga çështjet që është ngritur nga DW dhe shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer është nëse “ Maqedonia do të mbetet për shkak të kontestit me emrin, zorra e verbër e Ballkanit Perëndimor”. 

„Shumë shpresoj se zgjidhja e emrit do ta shënojë pikën fillestare për bisedimet paraqasëse”, komentoi shkurt Shtajnmajer.

Nga burime politike, DW ka zbuluar se në takimet e javës së kaluar me kolegët grek, diplomatët gjerman nuk e kanë lënë anash edhe çështjen e emrit edhe pse zyrtarisht në asnjë vend dhe temë nuk është përmendur kjo çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button