BDI në ndeshje me VMRO – DPMNE

Erol Rizaov, kolumnë – “ Çfarë do të rrëzojë BDI”, Utrinski Vesnik
BDI dhe ndeshja e rregulluar me VMRO – DPMNE ka mundësi të bëjë kapital të mirë dhe të bëjë fitore mbi PDSH. Mandej sërish do të jetë e hapur rruga për koalicionin e pashmangshëm me fituesin e pjesës shqiptare të zgjedhjeve në Maqedoni. Nëse alarmi i Ermira Mehmetit është i rrejshëm, atëherë VMRO –DPMNE  po e lëshon nëpër ujë Gjorgje Ivanovin, për qëllime më të larta, që të mos prishet partneriteti.

Agim Jonuz, kolumnë – “President sipas qejfit të të gjithëve”, Dnevnik
Vallë ka Maqedonia kandidat për president që do të ishte edhe Turk edhe kaur? Ka, te nëna e Selmanit! A ka kandidat, i cili si baba i dëmësit, sipas nevojës do të ketë guximin tu kthehet Maqedonasve e të u thotë “ Ej, djema, ndaloni pak” e Shqiptarëve kur duhet, të u thotë “ sus bre”? Nuk ka!

Vele Mitanoski, kolumnë –“Qaj mbi gjoksin tim”, Utrinski Vesnik
Për ata që mendojnë se Ahmeti ka diçka kundër serbëve, ose e kanë harruar rolin e tij patriotik –sigurimi në sistemin e kaluar, u kujdes që memorien tua freskojë ministri i tij i drejtë ( i drejtësisë). Është mbresëlënëse të shihet ( dhe dëgjohet) se si ai mundohet të flet serbisht.

Aleksandar Manasiev, koment – “Guri i hedhur mbi Trifunovskin është shumë i rëndë”, Dnevnik
Është edhe më shumë frikësuese që, si duket, edhe hakmarrjen e gjakut e kuptuam si gjë normale, si pjesë e rendit juridik, kështu që shumica thanë se Jakimovski është më mirë të jetë ne burg, se sa ai ose familja e tij të jenë viktima të hakmarrjes. Me drejtësinë nuk duhet të ketë kompromise.

Branko Gjorgjevski, kolumnë – “ Ta jap o prift dorën “,Dnevnik
Edhe priftët e krishterë edhe ata islam në vend kanë probleme. E këta me një emër, quhen nevojë për të siguruar kushte të barabarta për veprime, më saktë, për të ardhurat që do të munden ti  realizojnë, sepse, sidoqoftë, nga ato jetohet.

Ivana Kostovska, kolumnë – “ Ekstremizmi në BE do të rritet, por nuk do të fitojë”, Dnevnik
Si shtet kandidues, Maqedonia nuk duhet të jetë shikues indiferent për atë se si do të jetë përbërja e ardhshme e parlamentit të ardhshëm dhe të jetë indiferent për identitetin e zëvendësit të Eurokomisarit aktual për zgjerim Shtefan Fule.

Lajme të ngjashme

Back to top button