Do të publikohet promovimi për ndikimin e grimcave të ajrit mbi shëndetin

Instituti për shëndet publik sot, në majë të Vodnos, në shtëpinë malore “Dare Xhambaz”, do ta promovojë Publikimin për efektet nga grimcat e forta në ajër mbi shëndetin.

Bëhet fjalë për punën e publikuar në kuadër të Programit kombëtar për shëndet publik të Republikës së Maqedonisë i cili i përmbledh dëshmitë për ndikimin dhe pasojat nga grimcat e forta me qëllim të nxitjes së strategjive për zvogëlimin e ndotjes së ajrit.

Për çfarë janë të rëndësishme grimcat e forta, cilat janë nivelet e tyre, efektet shëndetësore dhe sëmundjet lidhur me ekspozimin e ndotjes, janë pjesë e pyetjeve të cilave u përgjigjet publikimi. Publikimin do ta promovojë Mihail Koçubovski, udhëheqës i Sektorit për Ekologji shëndetësore në kuadër të Institutit për Shëndet Publik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button