Komisionit kuvendor do ti zgjedh lustratorët e rinj

Pas seancës së sotme të komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pritet të bëhet e njohur përbërja e re e Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në konkursin që përfundoi javën e kaluar kanë arritur 24 kandidime. Mes kandidatëve ka avokatë, ish deputetë, profesorë, gazetarë, publicistë. Ashtu siç deklaroi javën e kaluar kryetari i komisionit kuvendor Ilija Dimovski, në konkurs janë paraqitur pothuajse të gjithë anëtarët e deritanishëm të komisionit të lustrimit.

Përveç anëtarëve të Komisionit shtetëror për verifikim të fakteve, sot pritet të publikohet edhe Propozimi për atë se kush do të jetë kryetar dhe zëvendës i këtij Komisioni.

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve bëhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Votimi bëhet në dy shkallë, përkatësisht votimi i parë është me shumicë prej dy të tretave, ndërsa i dyti me shumicë të thjeshtë. Sipas sqarimit të Dimovskit, faktorë relevantë në zgjedhje të Komisionit për lustrim janë partitë të cilat përfaqësohen në Parlament.

Sot gjithashtu është dita e fundit e punës për përbërjen e vjetër të Komisionit për verifikimin e fakteve, kryetar i të cilit Tome Axhiev, do të mbajë konferencë shtypi në të cilën do të flasë për arritjet në pesë vitet e fundit.  

Lajme të ngjashme

Back to top button